Yamal zbaton urdhrin e Barcelonës, anulon konferencën e sotme të shtypit
Lamine Yamal është në qendër të vëmendjes në Barcelonë jo vetëm për çështje që kanë lidhje me fushën, por edhe me ato jashtë saj.
Komentet e tij të fundit para “El Clásico”-s kanë shtyrë drejtuesit e Barçës që të besojnë se kanë ndikuar te Reali, duke motivuar edhe më shumë të besuarit e Alonsos.
Për këtë arsye, lojtari, i këshilluar nga klubi, ka vendosur të mos marrë pjesë në një intervistë të planifikuar ditën e sotme.
Klubi katalanas dëshiron të shmangë çdo shpërqendrim të talentit spanjoll dhe të përqendrohet plotësisht tek aspekti sportiv, ndërsa skuadra e Hansi Flick përgatitet për ndeshjen e radhës në La Liga kundër Elches.

