75 Mall Live Search
14:40 / E Mërkurë, 14 Maj 2025 / G T

Yann Sommer me ushtrime të veçanta me top tenisi, po bëhet gati për ndeshjet “finale”

Portieri i Kombëtares së Zvicrës, Yann Sommer është duke u bërë gati për ndeshjet e fundit të këtij sezoni, si në Serie A ashtu edhe në UEFA Champions League.

Një video e publikuar në rrjetet sociale, shihet se si portieri “helvetik” është duke bërë stërvitje me top tenisi së bashku me trajnerin e portierëve të Interit, shkruan Indeksonline

Falë paraqitjes së tij fantastike ndaj Barcelonës, Interi është kualifikuar në finalen e madhe të UEFA Champions League.

Sommer është një nga lojtarët kryesor të skuadrës italiane gjatë këtij sezoni. Pritjet e tij kanë qenë fantastike, si në Serie A ashtu edhe në Champions./Indeksonline/