09:19 / E Enjte, 04 Gusht 2022 / AR

Ye akuzon markën “Adidas”

Pavarësisht parave, suksesit dhe vëmendjes që Ye ka fituar nga marka Adidas, tashmë dihet që marrëdhëniet mes tyre kanë qenë të vështira.

Tani është hapur një problem tjetër, pasi YE pretendon se marka Adidas ka integruar markën “YEEZY” pa miratimin e tij, transmeton Indeksonline.

Për uebsajtin argëtues Complex në Instagram ai tha se nuk është kërkuar leja e tij për artikuj të shumtë.

Në vitin 2015, Ye dhe Adidas u bashkuan duke bërë linjën më të shtrenjtë të këpucëve Yeezy.

Ky bashkëpunim festohet çdo vit më 2 gusht prej tre vitesh dhe modelet e njohura të linjës rilansohen.

Bashkëpunimi mes Ye dhe Adidas do të zgjasë të paktën deri në vitin 2026./Indeksonline/