75 Mall Live Search
08:55 / E Hënë, 03 Shkurt 2025 / AR

YE dhe Bianca përjashtohen nga “Grammy-si”, modelja u shfaq e zhv*eshur

Kanye West dhe Bianca Censori u shoqëruan nga policia në ndarjen e çmimeve “Grammy” të sivjetmë pasi Censori u shfaq në tapetin e kuq e zhveshur, ose më saktë me një “fustan” që nuk fshihte absolutisht asgjë, shkruan “Daily Mail”.

Dizenjatorja 30-vjeçare, e cila më parë ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e saj provokuese publike, ka mbërritur me një fustan tërësisht transparent prej materiali rrjetë, pa të brendshme gjë që tmerroi të gjithë të pranishmit në ceremoni, por edhe përdoruesit e rrjeteve sociale, transmeton indeksonline.

Bianca fillimisht ka ecur e sigurt në tapetin e kuq e veshur me një pallto leshi, por më pas e ka hequr atë dhe ka zbuluar trupin e saj të zhveshur për fotografët.

Rrjetet sociale janë vërshuar me komente në llogarinë e saj, madje ka pasur edhe nga ata që kanë bërë shaka. “Bianca Censori ka një diplomë, është e zgjuar dhe ka pasur një karrierë të duhur para Kanye dhe që kur u takuan, ajo ka shëtitur lakuriq në publik. Është e trishtueshme dhe tragjike”, ka shkruar një përdorues i X-it. /Indeksonline/