YE humbet kontratën prej 20-milionë dollarësh për shkak të skandalit në “Grammy”

Bianca Censori, bashkëshortja e reperit Kanye West, ka shokuar me zgjedhjet e modës në ndarjen e çmimeve “Grammy” të këtij viti.
Censori mbërriti në tapetin e kuq me një fustan të tejdukshëm, për këtë arsye ajo dhe reperi thuhet se u nxorën nga ceremonia, të shoqëruar nga policia, transmeton Indeksonline.
Pas paraqitjes skandaloze para fotografëve, shumë filluan të spekulojnë se Bianca mund të marrë një gjobë, por kjo nuk do të ndodhë, siç raporton Page Six.
Burime të policisë së Los Anxhelosit thanë se askush nuk u ankua zyrtarisht për veshjen e Biankës. Ata gjithashtu theksuan se ishte një ngjarje private.
Ndërsa Bianca mund të mos përballet me një gjobë për veshjen e saj transparente, burri i saj Kanye mund të përballet me probleme të tjera për shkak të incidentit. Për shkak të situatës në “Grammy”, ai mund të humbasë një kontratë koncertesh ndërkombëtare me vlerë rreth 20-milionë dollarëshe, shkruan Daily Mail./Indeksonline/
