“YE-së nuk po i bëhet vonë”, Kim-i nënë e babë për fëmijët e saj

Kim Kardashian ka folur për prindërimin.
Themeluesja e SKIMS-it, tha se ndihet si një prind i vetëm për fëmijët e saj, transmeton Indeksonline.
Kjo për shkak se ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, ka qenë në Japoni prej disa muajsh me gruan e tij të re, Bianca Censori.
Siç thekson Kim, reperi ka rreth 57 ditë që nuk i ka parë fëmijët e tij.
“Në të vërtetë unë po i rris katër fëmijë vetëm”, tha ajo./Indeksonline/
