18:22 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Yerri Mina porosi Valverdes: Nëse luaj qëndroj, nëse JO më lë të iki

Ylli i Botërorit, Yerri Mina i ka dërguar mesazh trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valvderdes. Mbrojtësi kolumbian i ka thënë trajnerit se nëse nuk llogarit në shërbimet e tij, duhet ta lë të ikë në këtë verë.

“Nëse luaj vazhdimisht, qëndroj me dëshirë te Barcelona. Nëse trajneri nuk llogarit në mua, të më tregojë dhe të gjej skuadër të re” ka thënë Mina.

Për këtë situatë ka reaguar edhe drejtori teknik i Barcelonës, Erik Abidal.

“Mina duhet të punojë më shumë për të bindur trajnerin se meriton minutazhën. Është trajneri ai që sheh më mirë të gjitha situatat” ka thënë Abidal./Indeksonline/