75 Mall Live Search
09:02 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Yjet e futbollit në Serien A në radhë, duke pritur në markete, gati për izolim

Mediat italiane kanë publikuar fotografi ku shihen disa nga yjet e futbollit italian, duke pritur në radhë në markete.

Fotografitë e fundit kapin yjet e Napolit, Llorente, Callejon, Ospina e Allan duke blerë në një supermarket 24-orësh në orët e vona të mbrëmjes.

Qeveria e Italisë ka rekomanduar që qytetarët e saj të qëndrojnë të qetë dhe të mos dalin jashtë, ka dekretuar pezullimin e të gjitha sporteve kombëtare dhe nuk do të ketë futboll, të paktën, deri më 3 prill.

Mbetet të shihet nëse ky izolim i futbollistëve të Napolit, do të ndikojë negativisht për ndeshjen e ardhshme në Ligën e Kampionëve, ndaj Barcelonës./Indeksonline/