Yjet e Kosovës gati për të shkruar historinë
Kosova sonte nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” pret Bullgarinë në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2020.
Futbollistët e Kosovës kanë dalë në stadium për nxehjet para ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Motivimi i tyre është shumë i lartë duke marrë parasysh edhe numrin e lartë të tifozëve në stadium.
Kujtojmë se Kosova nga minuta e parë do të paraqitet me këtë formacion: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli; Shala, Kryeziu; Rashica, Celina, Zeneli; Muriqi /IndeksOnline/


