18:25 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Yjet e Liverpoolit ngujohen në lift

Mbrojtësi kroat, Dejan Lovren ka postuar një video në Instagram ku shihen bashkëlojtarët e tij, Roberto Firmino e Jordan Henderson të ngujuar në lift.

Sipas tyre shkak për këtë është bërë Trent Alexander Arnold i cili ka qenë fajtor.

Pas kësaj është krijuar një atmosferë qesharake ku yjet e Liverpoolit shihen duke qeshur pa ndalë.

“Të kuqtë” aktualisht po përgatiten për ndeshjen e ardhshme kundër Bayernit të Mynihut në Ligë ne Kampionëve, që zhvillohet nesër mbrëma. /Indeksonline/