08:28 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / V R

Yjet e njohur botërore që nuk përdorin emrin e tyre të vërtetë

Mbiemri i vërtetë i Jennifer Aniston është Anastasakis, por i ati i saj, John Aniston, me origjinë greke, vendosi ta ndryshonte, sepse në SHBA njerëzit e kishin të vështirë ta shqiptonin.

Emri i vërtetë i Oprah Winfrey është Orpah, por ngeli Oprah sepse njerëzit ia lexonin gabim. Një poet vendosi ta quante John Roger Stephens një legjendë, kështu që ai njihet sot si John Legend.

Kur u bë aktore, Blake Lively vendosi të mbante mbiemrin e mamasë, kurse Abel Makkonen Tesfaye vendosi emrin e tij skenik pasi la shkollën dhe iku nga shtëpia; i hoqi një “e” për të shmangur problemet me të drejtat e autorit. Lista me emrat e vërtetë të njerëzve të famshëm vijon:

Blake Lively — Blake Ellender Brown

Meghan Markle — Rachel Meghan Markle

Emma Stone — Emily Jean Stone

Post Malone — Austin Richard Post

Jennifer Aniston — Jennifer Anastasakis 

The Weeknd — Abel Makkonen Tesfaye

Oprah Winfrey — Orpah Gail Winfrey

Meryl Streep — Mary Louise Streep

John Legend — John Roger Stephens

Natalie Portman — Neta-Lee Hershlag

Meg Ryan — Margaret Mary Emily Anne Hyra

Kit Harington — Christopher Catesby Harington

 Irina Shayk — Irina Shaykhlislamova

Gigi Hadid — Jelena Noura Hadid

Portia de Rossi — Amanda Lee Rogers

Calvin Harris — Adam Richard Wiles

Vin Diesel — Mark Sinclair Vincent