75 Mall Live Search
16:16 / E Diele, 29 Dhjetor 2024 / G T

Yjet e Real Madridit e “marrin” me vete Alphonso Davies-in në Dubai

Futbollisti i Kombëtares së Kanadës dhe Bayern Munchen, Alphonso Davies është në radarin e Real Madridit dhe kjo e fundit do të tentoj për të gjatë afatit të janarit.

Yjet e Real Madridit kanë udhëtuar në Dubai, ku po i kalojnë pushimet dimërore, shkruan Indeksonline

Në rrjetet sociale, po qarkullojnë disa foto ku lojtari i Bayernit shihet me Jude Bellinghamin dhe Vinicius Jr së bashku në një “party”.

Ndoshta yjet e Realit do ta bindin lehtë Daviesin t’i bashkohet klubit mbretëror gjatë afatit kalimtar të dimrit.

24-vjeçari ka kontratë me Bayernin deri në qershor të vitit 2025. Vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” është plotë 50 milionë euro. Në rast se nuk transferohet diku gjatë afatit të janarit, atëherë gjatë verës do të jetë “lojtari i lirë”./Indeksonline/

May be an image of 7 people and text