75 Mall Live Search
20:37 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Yjet e Real Madridit të bindur për të ardhmen e Luka Modric

Lucas Vazquez është njëri prej miqëve më të mirë të Luka Modric në kampin e Real Madridit, shkruan IndeksOnline.

Ai e njeh atë mjaft mirë dhe në fund të ndeshjes ndaj Juventusit, ai bëri të ditur se Modric do të mbetet në Madrid.

Si Lucas, ashtu edhe pjesa e tjetër e skuadrës janë të bindur se mesfushori nuk do të largohet.

Inter, pas këtij reagimi nga ”Los Blancos”, është duke menduar për alternativa tjera.

”Ne jemi të qetë, ne e kemi atë dhe nuk kam asnjë dyshim se ai do të vazhdojë këtu”, ishin fjalët e Vazquez.

“Futbollit nuk i dihet, por Luka është lojtar i Real Madridit dhe do të vazhdojë të jetë. Kështu ndjej unë, por nuk gjendem brenda kokës së tij”./IndeksOnline/