75 Mall Live Search
19:01 / E Martë, 13 Prill 2021 / A. A

Yjet e Real Madridit zbarkojnë në Liverpool, tifozët afrohen tek hoteli

Skuadra e Real Madridit ka mbërritur sot pasdite në qytetin e Liverpoolit. Nën masa të rrepta sigurie, futbollistët janë akomoduar në njërin prej hoteleve në qytet.

Disa tifozë u afruan te hoteli për të bërë fotografi, por shkaku i situatës me koronavirus nuk u lejuan që të afrohen te futbollistët.

Në mbrëmje, madrilenët do të zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Liverpoolin që luhet nesër në Anfield.

Çerekfinalen e parë spanjollët e fituan me rezultat 3-1.

/Indeksonline/