75 Mall Live Search
10:02 / E Martë, 07 Shtator 2021 / B O

Yjet e Spanjës zbresin sot në tokën e Kosovës, detaje nga arritja, konferenca, stërvitja, mungesat…

Kosova do të luaj më Spanjën në ndeshjen e radhës kualifikuese për Kupën e Botës. Yjet e Spanjës pritet të arrijnë sot në Kosovë, një ditë para ndeshjes.

Burime të Indeksonline mësojnë se Spanja do të aterojë në “Adem Jashari” në orën 13:00.

Konferenca e Luis Enriques do të jetë në orën 18:15, ndërsa stërvitja në orën 19:00.

Spanjës pritet ti mungojnë për ndeshjen me Kosovën yje si Jordi Alba, Laporte e Jose Gaya./Indeksonline/