Yjet e sportit me dedikime rrëçethëse për Andy Murray
Pas lajmit se Andy Murray do t’i jep lamtumirën e fundit sportit të tenisit, kanë reaguar edhe sportistë të ndryshëm duke thurrur lavde për kampionin e 3 Grand Slam-eve.
“Nëse kjo është e vërtetë, unë i heç kapelën Andy Murrayt ! Legjendë absolute. Në listën e shkurtë të taktikcienëve më të mirë të historisë. Rezultate të pabesueshme në një epokë të vështirë… Asgjë tjetër vetëm respekt. Shpresoj se ai do ta përfundoj fuqishëm dhe shëndetshëm” ka thënë Andy Roddick.

“Mendimet e mia janë me Andy Murray dhe shpresoj se ne do të shohim duke luftuar në fushë kështu që ju do të pensionoheni sipas kushteve tuaja. Shërohu shpejt…Tenisi është më i bukur me ty” ka thënë Kevin Anderson.

“Gjithmonë është vështirë kur një karrierë sportive vie drejt fundit. Është më pikëlluese kur është një ndër sportistët më të mëdhenjë që këta ishuj kanë prodhuar. I dëshiroj Andy Murrayt më të mirën. Një teniser i mrekullueshëm, dhe një meritë absolute e sportit të tij. Të lumtë, Zotëri” ka thënë legjenda e futbollit anglez, Gary Lineker.

“Tenisi do të përfundojë për të gjithë ne një ditë, por shoqëria do të zgjasë tërë jetën. Ajo çfarë ju keni bërë për sportin do të jetojë gjithmonë. Unë jam duke shpresuar për një përfundim të fuqishëm dhe të shëndetshëm për juve, miku im” ka thënë Grigor Dimitrov.

/IndeksOnline/