75 Mall Live Search
09:51 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Yjet e tenisit mbajnë në duart e tyre ora që kushtojnë mijëra franga

Yjet e tenisit mbajnë në duart e tyre ora me shuma marramendëse por shumë prej tyre për këto ora kanë kontrata sponsorizimi.

Në momentin e triumfit, shumë yjeve të tenisit jo vetëm ju hedhim sytë në kupën që e marrin, por edhe në orat luksoze që mbajnë në duar.

Roger ka qenë i lidhur ngushtë me Rolex për vite me rradhë. Është vlerësuar se do të marrë rreth gjashtë milionë franga në vit për të mbajtur në duar këto orë dhe të bëjë reklama për to. Federer është një adhurues i orës  GMT-Master II, i cili kushton rreth 14,000 franga. Kurse në fitoren e fundit në Wimbledon më 2017, ai mbante një Rolex Datejust. Me kosto rreth 6,300 franga, përcjell Indeksonline.

Një nga ata që gjithashtu mban orë luksoze gjatë ndeshjeve, në Wimbledon është Rafael Nadal. Ku zakonisht është parë me një orë të llojit RM27-03 të markës zvicerane Richard Mille. Me kosto 680,000 franga.

Nadal për orën e ti thotë “Ajo është shumë e lehtë, besoj vetëm 18 gramë. Sigurisht që është nga sponsorët. Por nuk ka rëndësi se sa para paguajnë për mua. Nëse nuk funksionon në mënyrë të përkryer dhe nëse nuk është në nivelin më të lartë, nuk do të mbajë kurrë atë orë. Ata kanë krijuar një mostër të veçantë që më përshtatet shumë mirë në dorë”

 

Ashtu si Nadal, Sascha Zverev është i lidhur me Richard Mille. Ai shpesh fotografohet me një RM67-02, i cili kushton gjashtë shifra rreth 130,000 franga.





Stan dhe Serena me të njëjtën markë orësh.

Serena Williams pëlqen të tregojë një Audemars Piguet Royal Oak Shore, e cila kushton rreth 56,000 franga. Stan Wawrinka është gjithashtu një nga ambasadorët e kësaj marke të orëve.