14:51 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Yjet e tenisit përlotin Andy Murrayn me videon më emocionuese të vitit

Andy Murray bëri një nga performancat më të guximshme të Australian Open në humbjen ndaj Roberto Bautistas në kompeticionin e tij të fundit dhe u përshëndet me një video lamtumirëse tejet emocionale nga shokët dhe lojtarët e tenisit.

Përpara se të fillonte Australian Open, Andy Murray kishte paralajmëruar se ky vit mund të jetë i fundit në lojën e tenisit, shkruan Indeksonline.

Murray në intervistë pas ndeshjes mes lotëve ka thënë se ndoshta nuk është ndeshja e fundit e karrierës së tij, por nëse synon të luajë ende do t’iu duhet që të bëjë një operacion të madh që nuk ka garancion nëse mund të kthehet prap por do ta provojë për herë të fundit./Indeksonline/