10:13 / E Hënë, 14 Mars 2022 / AR

Yjet mbështesin Ukrainën në tapetin e kuq të çmimeve BAFTA

Disa yje kanë zgjedhur rastin që në ndarjen e çmimeve “BAFTA” të tregojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Disa mbanin fjongo e disa veshje me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, transmeton Indeksonline.

Ukraina u pushtua nga ushtria ruse më shumë se dy javë më parë.

 Që nga atëherë, më shumë se dy milionë njerëz janë larguar nga vendi dhe qindra janë vrarë.

Stephen Grahham, i nominuar në kategorinë si aktori më I mirë u shpreh se lufta duhet të përmendet edhe gjatë ngjarjes. “Dua të tregoj mbështetjen dhe solidaritetin tim për atë që po kalojnë njerëzit”.

Kryetari dhe drejtori i BAFTA-s, Krishnendu Majumdar tha: “Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gazetarët dhe kineastët të cilët raportojnë me guxim konfliktin dhe krizën humanitare”.

Aktori britanik Benedict Cumberbatch, tha se është një grup njerëzish që marrin refugjatët ukrainas në shtëpinë e tyre dhe tregon se ata duan të jenë pjesë e kësaj./Indeksonline/