Yjet mungojnë në ndeshjen Manchester City – Liverpul, formacionet zyrtare

Manchester City do të jetë nikoqire e Liverpulit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Premier Ligës.
Ndeshja zhvillohet në ”Etihad Stadium”, më fillim nga ora 13:30, shkruan IndeksOnline.
Skuadra e Guardiolas edhe këtë sezon është duke luftuar për titullin e kampionit por kësaj radhe me skuadrën e Arsenalit që aktulisht janë tetë pikë para..
Në anën tjetër Liverpuli këtë sezon po lufton për të siguruar një vend që dërgon në Champions League, duke u renditur në vendin e gjashtë me 42 pikë, shtatë më pak se Tottenhami që ndodhet në vendin e katërt.
Manchester City në këtë ndeshje do të jetë pa goleadorin, Erling Haaland, i cili nuk ka mundur të rikuperohet nga lëndimi, ndërsa te Liverpuli do të mungoj Darwin Nunez.
Pak para fillimit të ndeshjes janë publikuar edhe 11-shet startuese.
Formacionet e Zyrtare:
Manchester City: Ederson, Stones, Akanji, Dias, Ake, Rodrigo, Gundogan (C), De Bruyne, Mahrez, Grealish, Alvarez.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Elliott; Salah, Gakpo, Jota./IndeksOnline/