75 Mall Live Search
08:38 / E Martë, 27 Gusht 2019 / indeksADMonline

Yjet që shkëlqyen në qilimin e kuq të ”Video Music Awards”

Dhe Taylor Swift, Gigi Hadid dhe Bella Hadid uhdëheqën stilin e tapeteve të kuqe në  MTV Video Music Awards 2019. 

Të tre bukuroshet u shfaqën me një stil të lartë të modës, ndërsa ato parakaluan brenda Qendrës në Newark, New Jersey të hënën, kur morën pjesë në eventin më prestigjioz të muzikës ‘Video Music Awards’, transmeton Indeksonline.

Taylor rrallëherë zhgënjen në modë, ndërsa e hëna nuk ishte më ndryshe për superyllin. 

Ylli i muzikës mori gjithë vëmendjen në tapetin e kuq me një palë çizme të zeza lëkure të ngushtë, të kombinuar me një fustan të shkurtë shumë ngjyrësh.

Në anën tjetër motrat Hadid, Gigi dhe Bella dukeshin mahnitëse në veshje ngjyrë ari në të cilat divat e pistave të modës kishin vënë në pah format e përkryera.

Edhe këngëtarja shqiptare, Ava Max shkëlqeu me paraqitjen e saj të parë në ndarjen e çmimeve VMA, veshja e saj interesante nuk kaloj pa vëmendje.

Yjet tjera që shkëlqyen këtë mbrëmje ishin edhe modelet Heidi Klum, Adriana Lima, Hailee Steunfeld, Camila Cabello, Miley Cyrus./Indeksonline/