09:57 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Yjet që u shkëputën nga jeta në vitin 2017 (Foto)

Viti që po lëmë pas ka qenë tragjik për disa nga figurat botërore të kinemasë. Mjafton të përmendim emra mjaft të njohur si Mike Connors, Barbara Hale, John Hurt etj.

Mjaft tragjike ishte ndarja nga jeta e aktorit komik Charlie Murphy, i cili ndërroi jetë në prill pas një lufte me leuçeminë në moshën 57-vjeçare. Ai është vëllai i aktorit tjetër komik, Eddie Murphy.

E tillë ishte dhe vdekja e Erin Moran, një nga aktoret e famshme të serialit të viteve ’70, Happy Days. Aktorja ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare nga overdoza. Ndiqni fotogalerinë!