09:33 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Yjet shkëlqejnë në premierën e “Queen & Slim”, e gjithë vëmendja te Rihanna

Filmi “Queen & Slim”, ku interpretojnë Daniel Kaluuya dhe Jodie Turner-Smith është vendosur të dalë në kinema, më 27 nëntor. 

Të enjten mbrëma, Rihanna, Zendaya dhe Natalie Portmani parakaluan në qilimin e kuq në premierën e filmit në Los Angeles në AFI Fest, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Rihanna, 31- vjeçare, kishte përzgjedhur një fustan të zi mëndafshi, që shfaqte këmbët e saj të tonifikuara me një hapje në formën V, ndërsa kombinoi veshjen me aksesor.

Këngëtarja kompletoi dukjen me disa gjerdanë, duke përfshirë një në qafë, dhe një gjerdan varëse të madhe, si edhe një zinxhir që arriti në mesin e belit të saj, unaza, rrathë dhe vathë që e bënë të shkëlqente.

Edhe aktoret Zendaya dhe Natalie Portmani nuk kaluan pa vëmendje. Ato mahnitën me paraqitje plot elegancë./Indeksonline/