75 Mall Live Search
17:11 / E Diele, 12 Tetor 2025 / AR

Yjet shqiptarë dalin në votime, si u shfaqën në ditën e zgjedhjeve

Dita e sotme zgjedhore në Kosovë ka sjellë një pjesëmarrje të gjerë jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga shumë fytyra të njohura të skenës muzikore e televizive.

Shumë artistë dhe personazhe publikë kanë ndarë momente nga procesi i votimit në rrjetet sociale, duke dhënë mesazhe për pjesëmarrje dhe përgjegjësi qytetare.

Arta Bajrami ndau një mesazh të qartë: “Votoni për të mirën e vendit”, duke u bërë pjesë e atyre që inkurajuan ndjekësit të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Këngëtarja Dafina Dauti u shpreh se votoi për ata që “kanë qenë gjithmonë në anën e drejtë të historisë”, ndërsa kërkoi që “e vërteta të fitojë”.

Edhe Gresa Gashi ndau një moment nga kutia e votimit, duke shkruar me humor: “U ktheva nga pushimi për të votuar, voto edhe ti se knaqesh!”

Nga ana tjetër, edhe artistë meshkuj si Yll Limani dhe Adnan Blaku publikuan momente nga votimi i tyre. Ylli zgjodhi ta tregojë me thjeshtësi përmes një fotografie me shenjën karakteristike në gisht, ndërsa Adnani shkroi: “U kry edhe kjo punë, tash le t’kryjnë ata që i zgjodhëm.”