08:41 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Yjet shqiptare kopjojnë ato botërore duke blerë këpucët 10 mijë dollarëshe (Foto)

Këpucët e brendit të njohur Yves Saint Laurent që po pëlqehet më së shumti nga të gjithë fytyrat publike botërore dhe po konsiderohet më “In” së kurrë por ato kushtojnë hiq më pak se 10 mijë dollarë.

Së pari ato i kishte veshur Rita Ora në xhirimet e klipit të saj të ri për të vazhduar me Kendall Jenner dhe kështu ka vazhduar deri sa edhe VIP-të tona tashmë posedojnë të tilla, shkruan Indeksonline.

Me to janë shfaqur Ronela Hajati, Emina Cunmulaj dhe Rita Ora edhe duke pasur parasysh çmimin marramendës të tyre.

“E di që jam e çmendur, por nuk u rezistova dot” kishte shkruar Ronela në mbishkrimin e fotografisë së çizmeve që tashmë i kishte blerë./Indeksonline/