75 Mall Live Search
16:07 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Ylber Kelmendi lanson “Slow Down” në bashkëpunim me reperin nga Venezuela

Ylber Kelmendi është emër i ri në skenën muzikore.

Reperi nga Peja ka lansuar projektin e tij të parë muzikor, me një tematikë mjaftë të veçantë.

Ylberi për këtë projekt ka bashkëpunuar me një reper nga Amerika Latine.

Dyshja këtë këngë ia kanë dedikuar luftës që po zhvillohet në Venezuelë për shkak të gjendjes politike.

Ndërsa në videoklip shohim pamje nga Kosova dhe Venezuela, që e bën edhe më të veçantë këtë bashkëpunim.

Ndryshe, reperi Dilinyer që ka bashkëpunuar me artistin kosovar, tashmë eshtë në burg, pasi që ushtria ka arrestuar të gjithë këngëtarët teksa po performonin në Caracas./Indeksonline/