Ylber Ramadani flet për të ardhmen, e sheh edhe Shqipërinë si opsion!

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani foli në konferencën për shtyp në Kardif të Uellsit, duke prekur disa tema rreth të ardhmes së tij.
25-vjeçari është pa klub pasi e ka mbyllur kontratën me ekipin nga Danimarka, Vejle BK, shkruan IndeksOnline
Ish-lojtari i Dritës dhe Prishtinës nuk e mohon mundësinë për t’u rikthyer në futbollin shqiptar.
”Faktikisht kam oferta dhe kemi vendosur që me menaxherin dhe me familjen ta vendosim pas Kombëtares të ardhmen, pasi këto ndeshje janë shumë të rëndësishme, kam oferta zyrtare, dhe sa i përket në Shqipëri, Partizani është shtëpia ime dhe në asnjë ekip tjetër nuk do të luaj përveç Partizanit”, ka thënë Ramadani
Kujtojmë që vlera e futbollistit kosovar në sajtin e njohur ‘Transfermarkt’ shkon deri 400 mijë euro./IndeksOnline/