Ylber Ramadani dhe Granit Xhaka, dy lojtarët shqiptarë me më së shumti ndërprerje të aksioneve
Ylber Ramadani vazhdimisht është cilësuar si “maratonomaku” i Serie A, për shkak të mesatares më të lartë të kilometrave të përshkruara gjatë një 90-minutëshi. Por këtë herë mesfushori i Kombëtares shqiptare është dalluar për diçka tjetër.
Lideri i mesfushës së Leçes është i 3-ti futbollist në 5 ligat kryesorë për ndërprerjen e aksioneve të kundëershtarëve. Deri në këtë fazë të kampionatit ia aka dalë që të ndërpresë aksionet e ekipeve kundërshtare në 88 reaste.
Falë paraqitjeve të tilla, 29-vjeçari ka larguar redhe rrezikun nga skuadra e Leçe, duke ndihmuar ekipin për rezultatet pozitive. Kështu shqiptari ndodhet në “top-3”-she, duke ndjekur një tjetër shqiptar.
Në krye të kësaj liste ndodhet Granit Xhaka, i cili po udhëheq Sunderland në Premier League, teksa në vendin e dytë në këtë renditje speciale është Lynen i Werder Bremenit.

