75 Mall Live Search
17:02 / E Shtunë, 11 Janar 2025 / G T

Ylber Ramadani luan disa minuta me Lecce-n, mesfushori “kuqezi” ende e mendon largimin

Skuadra e Lecce-s ka shënuar fitore në javën e 20-të në Serie A ndaj Empolit me shifrat 1:3.

Në këtë takim minuta pati edhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, shkruan Indeksonline

Ramadani u fut në lojë në minutën e 82’të dhe luajti disa minuta në këtë takim.

Mesfushori “kuqezi” s’kishte luajtur në tri ndeshjet e fundit me fanellën e Lecce-s, ky ishte vendim i trajnerit.

Kujtojmë që futbollisti shqiptar është duke kërkuar skuadër të re gjatë afatit kalimtar të janarit dhe tashmë ka disa oferta në tavolinë./Indeksonline/