75 Mall Live Search
17:11 / E Diele, 05 Janar 2025 / G T

Ylber Ramadani veç hijen e ka te Lecce, ndeshja e tretë pa minutazh!

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani me shumë gjasa do të largohet nga Lecce gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sonte skuadra e Lecce luajti ndaj Genoas dhe ndeshja u mbyll me shifrat e barabarta 0:0, shkruan Indeksonline

Mesfushori shqiptar nuk luajti asnjë minutë në këtë përballje dhe kjo ishte ndeshja e tretë me radhë që trajneri i klubit italian e lë në stol.

Ramadani është duke kërkuar një skuadër të re dhe thuhet se Napoli tashmë ka shprehur interesim për të. Afati i janarit do jetë vendimtar për futbollistin “kuqezi” i cili e ka vetëm hijën te Lecce./Indeksonline/