19:16 / E Martë, 28 Dhjetor 2021 / OSH

“Ylberi fantazmë”, fenomeni i çuditshëm në qiellin anglez

Një fenomen i motit i njohur si hark mjegulle,krijoi çudi tek qytetarët në Bregun Lindor të Anglisë gjatë fundjavës.

“Ylberi fantazmë”  u shfaq në qiell pa ngjyra .

“Të shtunën, reja e ulët dhe mjegulla u holluan përgjatë pjesëve të bregdetit tonë, duke lejuar diellin të depërtonte. Kjo krijoi kushte ideale për harqet e mjegullës”, shpjegoi meteorologu Dan Holley.  

Fotot e fenomenit u shpërndanë me shpejtësi në rrjet, ndërsa qytetarët patën mundësi ta shihnin atë në brigjet e Norfolk, Suffolk dhe Essex.