Yll Bogaj: Le të rreshtohemi krah vizionit fitues të AAK-së
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Yll Bogaj, u ka drejtuar një mesazh falënderues qytetarëve të Prishtinës, votuesve tradicionalë të AAK-së, aktivistëve, strukturave dhe kandidatëve për asamble, për angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë fushatës zgjedhore.
Bogaj ka vlerësuar kontributin e tyre si dëshmi të besimit dhe forcës së përbashkët të Aleancës, duke theksuar se mbështetja e qytetarëve është shtylla kryesore e angazhimit politik.
“Kanë mbetur edhe katër ditë. Le ta tregojmë fuqinë tonë duke u rreshtuar krah vizionit fitues, krah Ramush Haradinaj, krah numrit 129”, ka deklaruar Bogaj.
Ai ka shprehur mirënjohje të thellë për secilin që ka kontribuar në fushatë, duke bërë thirrje për mobilizim maksimal në ditët e fundit para zgjedhjeve.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këto zgjedhje garon me numrin 129, ndërsa Yll Bogaj mban numrin 44 në listën zgjedhore./IndeksOnline/

