75 Mall Live Search
13:18 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Yll Hoxha vazhdon rrugëtimin me Feronikelin

Mbrojtësi, Yll Hoxha, ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin me klubin e Feronikelit.

Pas një takimi me presidentin, Naser Ramaj, Hoxha ka nënshkruar kontratën e re, që do ta mbajë në klub edhe për dy sezonet e ardhshme.

Ai ju bashkua klubit në fund të vitit 2016, duke treguar paraqitje fantastike që nga atëherë.

“Yll Hoxha është nënshkrimi i parë për sezonin e ardhshëm, nga shumë të tjera që pritet të vijnë në ditët e ardhshme” shkruhet në njoftimin e lëshuar nga Feronikeli. /IndeksOnline/