75 Mall Live Search
14:48 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / G T

Yll i Bayernit po e kryen ushtrinë e Koresë së Jugut nga Mynihu

Futbollisti i Bayern Munchen, Kin Min-jae është duke kryer ushtrinë dhe është dashur që pjesën e dytë ta bëjë nga qyteti gjerman dhe jo të udhëtojë për në Korenë e Jugut.

Siç raporton Bild.de, mbrojtësit të klubit gjerman i është mundësuar që pjesën e dytë të ushtrisë ta përfundojë nga Mynihu me “video call”, shkruan Indeksonline

28-vjeçari gjatë këtij sezoni me fanellën e klubit gjerman ka zhvilluar 10 ndeshje dhe ka shënuar një gol në Bundesligë.

Kujtojmë se mbrojtësi korean në Bayern Munchen u transferua nga Napoli për 50 milionë euro./Indeksonline/