11:29 / E Mërkurë, 10 Gusht 2022 / A. M.

Yll Limani i thot Loredanës “të dua“ në koncert

Mbrëmjen e kaluar në Zone Club ka përformuar Yll Limani, ku prezente a qenë edhe reperja Loredana.

Ajo nuk ishte pjesë e mbrëmjes për të përformuar, por për tu argëtuar nën muzikën e mikut të saj Yllit, transmeton IndeksOnline.

Në njërën nga videot që ka shpërndarë reperja në Instastory, dëgjohet këngëtari duke thënë “Loredana, të dua”, kurse reperja Loredana ka ripostuar videon me mbishkrimin “Edhe un ty yll!“.

Dyshjen jemi mësuar ti shohim bashkë shpesh përmes rrjeteve sociale ku e cilësojnë njëri tjetrin si miq të mire./IndeksOnline/