Yll Limani ka gati hitin e ri

Na ndajnë vetëm pesë orë nga publikimi i këngës së re të Ylli Limanit.
Ylli sot në orën 18:00 në kanalin e tij zyrtar në YouTube, do e lançojë “Dje” – video projekti i tij më i ri muzikor.
Bazuar në promon e ndarë në mediat sociale, klipi i këngës duket të jetë super i veçantë duke iu përshtatur tematikës së “Dje”.
Gjithsesi, mbetet ta dëgjojmë e më pas ta vlerësojmë – por një gjë dihet, Ylli nuk zhgënjen kurrë!