75 Mall Live Search
13:33 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / AR

Yll Limani nis turneun, biletat e fazës së parë tani në shitje

Three60 Music ka njoftuar se biletat për fazën e parë të “Thirrem sot ose nesër” International Live Tour 2026 të Yll Limanit janë zyrtarisht në shitje duke filluar që nga sot, ora 12:00.

Sipas njoftimit, për organizimin e tourit të parë ndërkombëtar, një moment historik që shënon një standard të ri për produksionet live nga artistët shqiptarë, interesimi i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm që në momentin e shpalljes së datave të para, transmeton Klankosova.tv.

Faza e parë përfshin katër qytete evropiane:

– Zürich, Zvicër (18 Prill 2026) – 50% e biletave janë shitur në vetëm 30 minuta

– Oberhausen, Gjermani (24 Prill 2026)

– Vienna, Austri (9 Maj 2026)

– Malmö, Suedi (6 Qershor 2026)

Këto do të jenë performancat e vetme të Yll Limanit për vitin 2026 në këto qytete.

Tour-i është konceptuar si një eksperiencë e plotë koncertale, me produksion të zgjeruar live, bandë profesionale dhe salla koncertale të përzgjedhura me kujdes, duke reflektuar qasjen e re artistike dhe strategjike pas vendimit për të mos realizuar më club shows.