20:40 / E Diele, 07 Gusht 2022 / AR

Yll Limani paralajmëroi këngën e tij të re?

Duket se për këngëtarin e famshëm, Ylli Limanin, sezoni i verës nuk ka mbaruar akoma.

Pasi lansoi dy projekte që thyen rekorde të dëgjueshmërisë, duket se edhe i treti është rrugës.

Në “Instastory” ka postuar një video ku dëgjohet një sekuencë e këngës.

Nuk dihet as për titull as për datë të publikimit, por qysh në dëgjim të parë pritet se do të shndërrohet në hit si çdo projekt nga ai./Indeksonline/