Yll Limani paralajmëron këngën e parë të albumit të dytë, zbulon datën e publikimit
Këngëtari i njohur Yll Limani ka njoftuar publikun se kënga e parë nga albumi i tij i dytë do të publikohet më 4 dhjetor.
Projekti titullohet “Era”, dhe kjo ka qenë kënga që i ka dhënë frymën e parë albumit të ri, shkruan Indeksonline.
Përmes një postimi, Limani falënderoi të gjithë ata që kanë besuar dhe e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij artistik. Ai gjithashtu konfirmoi se albumi i dytë është rrugës, duke shtuar edhe më shumë emocion tek fansat e tij.
“2nd album on the way baby,” shkroi ai, duke lënë të kuptohet se faza përfundimtare e projektit tashmë ka nisur.
Fansat po e presin me padurim publikimin e “Era” dhe detajet e tjera që do të zbulojë këngëtari në ditët në vijim./Indeksonline/

