Yll Limani paralajmëron projektin e ri
Këngëtari i njohur, Yll Limani është gati për projektin e ri.
Kështu të paktën ka bërë të ditur ai përmes një imazhi në ‘InstaStory’.

“A jeni gati për këngën e re?” ka shkruar Ylli përkrahë fotografisë që ka ndarë me adhuruesit.
Kujtojmë që ‘Nuk po kalojka’ mban titullin projekti i tij i fundit, ndërsa ai është i angazhuar edhe me koncerte dhe projekte tjera./Indeksonline/
