75 Mall Live Search
18:20 / E Shtunë, 17 Maj 2025 / MSH

Yll Limani po bëhet banor i Vlorës?

Duket se Yll Limani do të jetë banori më i ri i qytetit të Vlorës.

Këngëtari i njohur nga Prishtina është duke qëndruar në kryeqendrën historik të Shqipërisë, ku sonte do të mbajë koncert, shkruan IndeksOnline.

Por, lidhja e Yllit me tokën shqiptare duket se shkon përtej pushimeve dhe angazhimeve me punë.

Vet Ylli ka nxitur dyshimet se do të jetë banor i Vlorës, me një postim të bërë së fundmi në “Instagram Story”.

“Shumë shpejt kam me u çu çdo ditë në Vlorë. Vlora Marina, shtëpia ime e dytë” shkroi Ylli./IndeksOnline/