75 Mall Live Search
21:51 / E Shtunë, 22 Mars 2025 / MSH

Yll Limani takohet me ish-portierin e njohur: Edhe unë kam pasë aspirata…

Yll Limani, është takuar me ish-portierin e njohur gjerman, Jens Lehmann.

Limani dhe Lehmann u takuan në një festë private në diasporë, raporton IndeksOnline.

Një takim i rrallë si ky i sontmi, patjetër që do të duhej të faktohej me një fotografi të përbashkët.

Ylli postoi fotografi në Instagram, duke thënë me shaka se edhe ai pati aspirata për futbollin.

“Edhe unë kam pasë aspirata për portier, por muzika më pat dekoncentru”, shkroi Ylli në portretin e përbashkët me Jens-in.

Kujtojmë se Lehmann pati një karrierë të bujshme në futboll, si gardian i portës së Schalkes, Arsenalit, Milanit e Dortmundit.