Yll Limani tregon pak nga kënga që do të publikohet së shpejti

Ylli Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar.
E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.
Kanë kaluar vetëm tre javë nga publikimi i këngës së tij të fundit, i cili titullohet “Malet” e mesa duket Ylli ka gati këngën e tij të re, që do të publikohet së shpejti. Këtë na e ka treguar vetë artisti me anë të një video të publikuar në Instastory, ku na ka treguar edhe disa rreshta nga kënga , të cilën mezi po e presin.
ti shpejt e kallzove se kush je
edhe t’fundit copë merre krejt the
s’pasna ra për ty po për ide
