75 Mall Live Search
14:38 / E Premte, 21 Janar 2022 / B O

Ylli afrikan me katër ditëlindje, largohet nga skuadra e madhe evropiane!

Chancel Mbemba do të largohet nga Porto për shkak të debatit mbi moshën e tij reale. Një hetim i vitit 2013 zbuloi se katër data të ndryshme të lindjes ishin përdorur për Mbemba gjatë gjithë karrierës së tij.

Debati për moshën e tij të vërtetë ka bërë që ylli afrikan të ndahet me Porton.

Ish-mbrojtësi i Newcastle United ka vendosur të ndahet me Portos pas katër vitesh të kaluara atje.

Hetimet për moshën e lojtarit nisën që nga koha kur lojtari nga Kongo kaloi te Anderlechti i Belgjikës.

Dyshohet se Mbemba ndryshoi ditëlindjen që të kishte mundësinë të paraqitej në Lojërat Olimpike të Londrës 2012.

Lajmet e fundit kanë bërë që klubi i tij aktual, Porto të ndjehet hezitues për t’i ofruar ndërkombëtarit kongolez një marrëveshje të re.

Milani është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për Mbemban./Indeksonline/