Ylli brazilian i Ajaxit përmes Instagramit bëhet me dashnore
Ta sigurosh një takim të parë dashurie mund të jetë situatë e sikletshme, veçanërisht nëse e bën atë përmes rrjeteve sociale, por talenti i Ajaxit David Neres zgjodhi pikërisht këtë metodë për ta bindur modelen gjermane Kira Winona të dalë me të.
Neres, të cilit shihet qartë se nuk i mungon vetëbesimi, ka zbuluar sesi ia kishte dalë ta bindë Winonan të dalin në takim.
I pyetur sesi ia kishte arritur ta bëjë për vete bukuroshen gjermane, Neres u përgjigj: Nuk m’u desh të bëja shumë për ta zënë të dashurën time”.
“E pashë atë në Instagram dhe ia dërgova një mesazh: ‘Jam David Neres. Eja te unë’. Kaq më mjaftoi për një takim dashurie”, shtoi ai.
Ai po ashtu u pyet përse e dashura e tij ishte aq e përkryer, përsëri përgjigja e tij ishte klasike.
“Sepse ajo është me mua”, ishte përgjigja e tij.
Ai madje ka pohuar se femrat gjermane “vdesin” për burrat brazilianë.