75 Mall Live Search
18:12 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / AR

Ylli është gati! Zbulon çka fshihet pas albumit të shumëpritur

Yll Limani ka publikuar njoftimin emocionues për albumin e tij të dytë, të titulluar “Thirrëm Sot Ose Nesër”, i cili pritet të dalë më 18 dhjetor 2025.

Këngëtari e përshkruan projektin si një përmbledhje të kaosit emocional të dy viteve të fundit, të shtrirë në 16 këngë të reja, shkruan Indeksonline.

Artisti tregon se albumi flet për historitë që “nuk përfundojnë kurrë”, ato që mbeten diku në mes dhe mund të rikthehen “sot ose nesër”. Mesazhi i tij preket nga nostalgjia, pritja dhe dilemat e brendshme që i shoqërojnë marrëdhëniet njerëzore.

“Ky album është një pritje, një shpresë, por edhe një lloj lamtumire e butë,” shkruan Ylli, duke theksuar se projekti i dedikohet atyre që ecin përpara, por gjithmonë e kthejnë kokën pas, qoftë edhe për një moment.

Edhe pse nuk di si do të pritet albumi nga publiku, ai shprehet i sigurt për një gjë: e ka realizuar me gjithë zemër dhe nuk ka lënë asgjë pa thënë.

Në fund, artisti falënderon fansat për mbështetjen e pandërprerë: “Faleminderit që jeni me mu… dje, sot, nesër. Ju dua!”./Indeksonline/