75 Mall Live Search
20:41 / E Martë, 20 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Ylli holandez i dëshpëruar te Bayerni: Më duhet ta pranojë, është e vështirë

Në një intervistë për “ESPNnl”, mesfushori i Bayern Munichut, Ryan Gravenberch ka zbuluar se nuk është duke kaluar momentet më të mira të karrierës te gjiganti gjerman.

Gravenberch u transferua këtë verë nga Ajaxi drejt Bayernit, gjë kjo për të cilën ylli holandez nuk i ka rënë pishman, përcjell KosovaPress.

Por, Gravenberch si duket nuk është i kënaqur me rolin e zëvendësuesit, pasi që trajneri Julian Nagelsmann po i beson më shumë dyshes Sabitzer-Kimmish në repartin e mesfushës.

“Nuk i kam rënë pishman që i jam bashkuar Bayernit. Por të jem i sinqertë, jam i dëshpëruar pasi që ti dëshiron të luash, është normale. Më duhet që ta pranojë, është e vështirë. Më duhet që të qëndroj i qetë. Shpresoj të kem më shumë hapësirë pas ndeshjeve me kombëtare”, tha Gravenberch.

Që prej transferimit nga Ajaxi drejt Bayernit, Ryan Gravenberch ka arritur të bëjë tetë paraqitje për gjigantin gjerman, duke regjistruar një gol dhe një asistim mbi emrin e tij.