Ylli i 50 Shades of Grey vjen me film të ri
Dakota Johnson , aktorja e filmit Fifty Shades of Grey është parë gjatë një shëtitjeje në Los Angeles me një fustan veror të bukur në formë fanelle dhe këpucë verore Gucci që kushtojnë 650 dollarë.
Shfaqja e Dakotës në skenën artistike pritet të jetë në promovimin e filmit “ The Peanut Butter Falcon” i cili godet ekranet më 9 gusht në SHBA, përcjellë Indeksonline.
Drama përcillet me një histori të një djaloshi me sindromën Down i cili ikën nga shtëpia gjegjësisht nga kujdestarja e tij në rolin e së cilës është Dakota , dhe largohet me mendimin për të arritur ëndërrën e tij për t’u bërë një mundës profesionist .

Ajo ka filluar të jetë më aktive në punë pas ndarjes së saj me të dashurin Chris Martin. Dakota u pa duke zbritur e vetme nga aeroplani , pas një fluturimi.
Aktorja 29 vjeçare dukej elegante në veshjen verore që kishte një prerje të bukur tek qafa dhe në bel kishte një lidhëze që i theksonte trupin.
Ylli i 50 Shades of Grey veshjes ia kishte bashkangjitur një palë këpucë verore ngjyrë pink të zbehtë të firmës së njohur Gucci në vlerë prej 650 dollarëve.
Sytë i kishte mbuluar me një palë syze dielli të mëdha gjersa gëzonte ditën e saj duke u relaksuar./Indeksonline/