75 Mall Live Search
16:26 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / Blerim

Ylli i Anglisë largohet nga grupi për shkak të lëndimit, mungon sonte

Kombëtarja e Anglisë sonte luan ndeshjen e tretë të rëndësishme për para-kualifikime në Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Përmes mediave angleze kuptohet se ylli i ‘Tre Luanëve’, James Ward-Prowse do të mungoj në këtë përballje për shkak të një lëndimi, shkruan IndeksOnline

Ward-Prowse është rikthyer në ekipin e tij Southampton.

‘Tre Luanët’ sonte luajnë ndeshjen ndaj Kombëtares së Polonisë nga ora 20 e 45.

Kujtojmë që në dy ndeshjet e para Anglia arriti dy fitore, ndaj San Marinos dhe Shqipërisë./IndeksOnline/