75 Mall Live Search
16:48 / E Martë, 10 Mars 2026 / Gj Sh

Ylli i Anglisë pensionohet nga kombëtarja

Një nga yjet e Anglisë në vitet e fundit, ka noftuar pensinimin nga kombëtarja.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë, Kyle Walker, shkruan IndeksOnline.

35-vjeçari përmnes një video të publikuar në llogarinë e tij në instagram, ka njoftuar pensionimin nga futbolli ndërkombëtar.

”Pas më shumë se një dekade duke përfaqësuar vendin tim, kam vendosur të tërhiqem nga futbolli ndërkombëtar.

Të luash për Anglinë ka qenë gjithmonë nderi më i madh i karrierës sime dhe diçka për të cilën do të jem gjithmonë krenar.

Faleminderit çdo bashkëlojtari, trajneri, menaxheri, “lojtarit të 12-të” dhe të gjithë atyre që kanë qenë pas skenave dhe kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Çdo brohoritje nga tifozët e ka shtyrë ekipin përpara dhe mezi pres t’u bashkohem atyre për të mbështetur djemtë në Kupën e Botës.

Kujtimet me fanellën e Anglisë do të mbeten me mua përgjithmonë.

Dua gjithashtu të falënderoj familjen time për mbështetjen në çdo hap të rrugës. Ata e kanë bërë këtë udhëtim edhe më të veçantë dhe do t’u jem gjithmonë mirënjohës që e kam ndarë këtë përvojë me ta.”, ka shkruar Walker.

Kyle Walker debutoi me kombëtaren e Anglisë në vitin 2011, ku ka luajtur 93 ndeshje, duke shënuar një gol dh eka bërë 6 asistime./IndeksOnline/